Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen se përse vendosi që t’i thotë “po” propozimit të drejtuesit të PS në atë kohë. Fatos Nano, për t’u përfshirë në qeveri.
Në një takim të organizuar me punonjësit e Bashkisë Tiranë, Rama ka rrëfyer se ka qenë dita kur ka përcjellë babanë e tij për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, dita kur mori vendimin.
“E dini, se nuk e kam thënë ndonjëherë, mua më ka futur në këtë luftë balta dhe shiu në varrezën e Sharrës. Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë, u kthyem në shtëpi si nga lufta me baltën deri sipër gjunjëve, ndaj nuk i thash dot jo thirrjes së fatos Nanos që të përfshihesha në qeveri”, u shpreh ai.
