Është publikuar fotoja e 29-vjeçarit Sokrat Vata gjatë seancës së sotme gjyqësore, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së turistit 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur pas një përplasjeje në hotel Principote në Ksamil.

Asdasdasdasd
Asdasdasdasd

Në pamjet e siguruara, 29-vjeçari shfaqet i ulur në ambientet e policisë pas kapjes nga forcat e rendit, i veshur me bluzë të errët dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Po ashtu ai duket se ka fashuar dy prej gishtave, pasi besohet se janë dëmtuar gjatë konfliktit që i parapriu vrasjes së të riut nga Portugalia.

Ndaj Sokrat Vatës, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat, teksa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes që tronditi zonën bregdetare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb