Artur Zheji, analist dhe gazetar i njohur, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në mendimin publik shqiptar.

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë për News24, e përshkroi Zhejin si një njeri me guxim dhe mençuri të rrallë.

Ai theksoi se gazetaria ishte pasioni i tij dhe se shkrimet e Zhejit ishin vepra arti. Sipas tij, me një logjikë të fortë dhe përgatitje të lartë intelektuale, Zheji ishte një zë i fuqishëm dhe i pakonkurrueshëm në media.

Diplomati i karrierës Agim Nesho: Artur Zheji ishte person me guxim dhe i mençur. Gazetaria ishte dashuria e tij. Ai e kishte një vizion sesi duhej të bëhej Shqipëria. Zheji nuk ndjente konkurrencën, sepse ishte njeri i formuar.

Shkrimet e tij ishin art. Ai dinte ta mbronte filozofinë e vet, prandaj kishte një zë kaq të fuqishëm. Zheji kishte logjikë të fortë dhe kishte përgatitje të lartë intelektuale.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: