Zëri i shtresave më vulnerabël ka vazhduar të dëgjohet me forcë përpara godinës së Kryeministrisë. Një tjetër grua ka shpërthyer në akuza të rënda direkte ndaj kreut të qeverisë, duke denoncuar se i kanë hequr kempin e invaliditetit, çka e ka lënë pa asnjë mundësi ekonomike për të jetuar.
Mes revoltës dhe dëshpërimit, ajo e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si kriminel për shkak të vendimeve që prekin bukën e gojës së njerëzve të sëmurë.
“Më kanë hequr kempin e invalidit! Nuk ka të drejtë Edi Rama të më heqë pensionin! Ai është një kriminel! Edi Rama është kriminel!” bërtiti ajo e revoltuar përpara turmës.
