Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel, për herë të parë fizikisht që nga fillimi i pandemisë, për të folur për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Ky ka qenë një takim i shënuar për Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila feston sot ditëlindjen, prej ku nuk kanë munguar dhuratat nga të pranishmit.

Mes tyre, edhe kryeministri bullgar, Boiko Borisov, e kishte ndarë Merkelin në një anë, duke i treguar asaj një dhuratë, një kuti prej argjendi, të cilën ishte kujdesur që t’ia shpjegonte në detaje Kancelares.

Por në një moment, Merkel është parë duke i dhënë këshilla Borisovit, duke qenë se ky i fundit e kishte vendosur maskën në mënyrë të gabuar, duke lënë hundën jashtë saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb