Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar në Varese, së bashku me një tjetër të ri të Tunizia.

Të dy personat, akuzohen për zhvatje. Mediat italiane shkruajnë se ‘pre’ e zhvatjes së tyre ka rënë një i ri italian. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, prej kohësh kontaktonte në celular të riun italian dhe i kërkonte para. Në të kundërt, ai e kërcënonte se do ta vriste.

Preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve.
Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa ditë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.

Shqiptari dhe shoku i tij kishin mënjanuar në një cep italianin dhe i kërkonin 500 euro, ndryshe do ta thernin me thikë. Por fatmirësisht ngjarja u pikas nga një patrullë policie, e cila ndërhyri dhe prangosi dy të rinjtë, të dy me precedentë të mëparshëm. Gjatë kontrolleve të policisë, shqiptarit iu gjet një thikë kuzhine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material, shkruajnë mediat italiane.

Nga kontrolli i shqiptarit rezultoi se ai në të vërtetë kishte një thikë kuzhine me vete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb