Një grabitje ka ndodhur pak më parë në Shkodër ku një person ende i paidentifikuar është futur brenda një institucioni mikrofinanciar me çekiç në dorë.
Blutë njoftojnë se ky autori ka arritur të marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar nga vendngjarja.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë (çekiç) në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
