Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm për kontrabandën e paligjshme të emigrantëve shqiptarë në Britani. Dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç dhe një 22-vjeçar u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Oksford, ndërsa një 34-vjeçar u arrestua në Beckenham, në juglindje të Londrës.

Kujtojmë se si pjesë e të njëjtin hetim u arrestuan në korrik të 2021-shit, 7 persona.
Shtatë persona u arrestuan gjithashtu si pjesë e të njëjtit. Policia beson se një grup i krimit të organizuar ka përdorur kamionë dhe furgonë për të transportuar persona nga Franca veriore.

BBC shkruan se grupi supozohej se kishte pasur kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni, me emigrantë që besohet se kanë paguar deri në 25,000 paund për kalimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Katër të dyshuarit e fundit u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigrimit të paligjshëm.
Pasi u morën në pyetje, të tre të arrestuarit në Oksford u liruan ndërsa hetimet vazhdojnë, ndërkohë personi tjetër i kapur në Beckenham u lirua me kusht.

Komandanti i degës së NCA, Richard Harrison tha: “Kjo është një fazë e dytë e arrestimeve të kryera si pjesë e këtij hetimi, që ne besojmë se do të ketë ndërprerë ndjeshëm një rrjet të madh të organizuar të përfshirë në kontrabandën e një numri të madh njerëzish që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb