Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me lajmin ë bërë publik pak më parë për procedimin penal ndaj tij në lidhje me tensionet e djeshme në protestën para Bashkisë Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se do të jetë në ballë të protestave me çdo çmim e sakrificë.

Postimi i plotë:
Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.
Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.
Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të “Rilindjes”!
Më keni Ballë për Ballë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: