Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia e një 40-vjeçari i cili pak kohë më parë është akuzuar nga ish- e dashura e tij për përdorimin e fotove të saj personale në rrjetet sociale. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në studio, ai ka treguar edhe versionin e tij të ngjarjes.
Sipas tij ai ishte njohur me ish-të dashurën e tij nëpërmjet shoqërisë dhe se lidhja e tyre kishte zgjatur rreth 4-5 muaj. Ai tha se e kishte kuptuar se e ajo kishte edhe marrëdhënie paralele me një punonjës të policisë.
“Ne në fillim kishim qënë miq dhe jemi njohur nëpërmjet një shokut tonë të përbashkët. Ne kemi filluar të kemi një marrëdhënie prej 4-5 muajsh. Ajo ishte e martuar dhe kishte një fëmijë por unë nuk e dija. Unë jam khyer në Shqipëri në janar të vitit 2024. Unë e kam kuptuar se ajo kishte marrëdhënie të tjera paralele edhe me një punonjës policie pas një dite u ndjeva keq teksa isha duke drejtuar automjetin dhe shkak ishte virusi që kisha marrë nga marrëdhënia me të dashurën time. Në ditë e dashura ime më foli për një mik të dashur i cili hynte dhe dilte ga shtëpia e saj”, tha ai.
40-vjeçari rrëfeu më tej se ai është survejuar nga makina me targa të huaja dhe se ata e kanë kërcënuar se do ta vrisnin dhe se familja e tij nuk do kishte një varr ku do mund ta qanin.
Gjatë fjalës në studio, ai theksoi se gjithashtu ish-e dashura së bashku me personat e tjerë kanë tentuar të fshijnë fotografitë që ai posedonte në telefon dhe se denigrimi i imazhit të tij ishte i qëllimshëm.
“Unë në atë kohë unë survejohesha nga dy makina të cilat ishin me targa të huaja italiane dhe spanjolle. Një ditë ajo më thotë për një sasi kokaine dhe atë ditë ne jemi nisur drejt Pogradecit dhe atje ishte një person tjetër i cili kishte disa kg kokaine me vete. Unë doja të qetësoja gjërat.Ata më kanë kërcënuar se do me vrisnin duke më zhdukur kufomën dhe se familja ime nuk do kishte asnjë varrë që të qanin. Unë vij nga një familje intelektuale dhe nuk jam përfshirë në këto afera. Unë jam kërcënuar përsëri nga dy persona në Milano. Kur kam shkuar në komisariat aty ndodhedh edhe i dashuri i shoqes së saj dhe më pas jam futur në dhomën e izolimit. Mua më kanë marrë edhe telefonin. Ata një ditë më ndaluan dhe kanë tentuar të fshinë fotot që unë posedoja për t’i dërguar në prokurori. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur pas marrjes së telefonit tim. Denigrimi i imazhit tim ishte i qëllimshëm”, përfundoi 40-vjeçari
(BalkanWeb)
