Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me DVP Korçë, kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm ditën e sotme në qendër të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë, kur forca të shumta policie kanë ndërhyrë në mënyrë të koordinuar, duke ndaluar një automjet tip “Audi”. Nga pamjet e siguruara, shihet se efektivët kanë nxjerrë me forcë nga mjeti një person, i cili dyshohet të jetë në kërkim.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin e personit të ndaluar apo motivet e saktë të aksionit.

Gjithashtu, mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin në automjet apo në afërsi të vendngjarjes, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat.

Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: