Protestë që shkon përtej mjedisit! Kështu i ka quajtur eksperti i mjedisit Taulant Bino tubimet e ndodhura për tre ditë rresht në Tiranë, kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, një zonë e mbrojtur.
I ftuar në “Studio24”, me Ola Brukon, ai u shpreh se e veçanta e kësaj proteste është pjesëmarrja e gjerë dhe nga të gjitha moshat, ndërsa ajo që sipas tij e mban të pastër proetstën është fakti që po mbahet nga qytetarët dhe jo nga partitë politike.
“Pata mundësinë të flas para pjesëmarrësesve ditën e dielë dhe më kujtopi rininë time në vitet ’90 kur kishim grevën e lirisë. E bëj këtë paralelizëm sepse atëhjerë ndodhi dnryhsimi I sistemit, dhe unë mendoj që ky sistem ka dështuar të bëjë politika për qytetarët e tiij.
Është protestë mjedisore por shkon përtej saj.
Ajo që shohim është që ka pjesëmarrje të gjëre nga të gjitha moshat. Edhe partitë politike munds të marrin pjesë sa kohë nuk marrin mikrofonin të flasin.
Ai teli me gjemba mund të krahasohet me Spaçin, dhuna ishte pika e ujit që derdhi gotën kundër sistemit”, tha ai.
