Analisti Ermal Hasimja, i pyetur nga moderatorja Nisida Tufa në emisionin “Kjo  Javë”, për situatën brenda PD, debatet e zhvilluara në forumet e PD, u shpreh se ato nxitën PD të reagojë dhe të thërrasë protestat e fuqishme.

Hasimja tha se ishte pikërisht ajo që kërkoi Salianji po bën PD.

“Më la përshtypje, isha duke shkuar në 35-vjetorin e PD, pashë Ilir Alimehmetin të ulur në fund fare, dhe kishe gjithë kupolën e PD në ballë. Ky është një problem. Salianji u nxorr atuy ku u nxorr, dhe atë që tha Salianji  praktikisht po e bën sot PD.

Dhe unë mendoj që një arsye pse PD reagoi është sepse Salianji po e kërkonte dhe e nxiti PD”, tha Hasimja.

Ermal Hasimja: Debate brenda PD ka patur, nuk mund ta fajësoj PD për bashkëpunim me partitë e tjera. Interesi më i madh është i PD, por ngurrimi vjen nga partitë e tjera.

Psh ti thuash Lapajt hajde, por ai të gjithë fushatën e ka patur mos votoni PS dhe PD.

Nuk i vë faj PD, por nuk mjafton vetëm protesta. Dhe unë jam një nga ata që kërkoj shumë, ne kujt do tja kërkojmë këto gjëra për reformimin e PD?

Dhe ideja është e thjeshtë, ajo cfarë kërkoj unë nga PD. Kur flitet për cështje parimesh, vlera e morali në politikë, unë dua t’i shoh në realitet. Në momentin që do të futesh në marrëvbeshje me PS dhe do ti heqësh qafe partitë e vogla, ti po më tregon se ato 150 mijë vota që morën do i ndash me PS, pra më tregon se sje i interesuar për rotacion.

Më la përshtypje, isha duke shkuar në 35-vjetorin e PD, pashë Ilir Alimehmetin të ulur në fund fare, dhe kishe gjithë kupolën e PD në ballë. Ky është një problem. Salianji u nxorr atuy ku u nxorr, dhe atë që tha Salianji  praktikisht po e bën sot PD.

Dhe unë mendoj që një arsye pse PD reagoi është sepse Salianji po e kërkonte dhe e nxiti PD.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb