Ka shumë emisione televizive , portale , tabloid-e në të cilat dukshëm dallohet efekti Dunning-Kruger – ku ata që dinë më pak priren të supozojnë se dinë më shumë. Ndërkohë që teoritë e konspiracionit janë kthyer në trend , dëshira për “të zbuluar” sekretet e pathëna anët e errëta të historisë, ka shtuar numrin e “studiuesve edhe experteve amatorë” te cilët për fat të keq kanë zënë çdo cep të informimit publik .

Nëse dëgjon me vëmendje gjithë “zbukuesit e të/pathenave” gjen një lidhje midis të menduarit konspirativ dhe iluzionit të thellësisë shpjeguese . I menduari në mënyrë konspirative shfaqet kur njerëzit që zotërojnë një kuptim sipërfaqësor se si funksionon diçka, mbivlerësojnë njohuritë e tyre për detajet.

Edhe vetëm vetëbesimi i tepërt mund t’i shpjegojë të gjitha. “Studiuesit amatorë ” tentojnë të mendojnë ekspertiza e tyre në një fushë të caktuar, mund të shëndrohet në ekspertizë për gjithçka. Ndërkohë me zhvillimin që ka marrë ekonomia e vëmendjes shpesh ata marrin rolin e predikuesit , apo prokurorit.

Dy dekada më parë Phil Tetlock zbuloi se” Përtej ekspertizës në një fushë të caktuar , ndërsa mendojnë dhe flasin, shpesh njerëzit futen në modalitetet e e dy profesioneve të ndryshme: predikuesit, prokurorit . “Njeriu hyn në modalitetin e predikuesit kur besimet e tij janë në rrezik: ai predikon për ti mbrojtur dhe promovuar ato. Njeriu hyn në modalitetin e prokurorit kur nuk dëshiron të ndryshojë bindjen e tij duke u përpjekur të tregoje se cdo fakt tjetër apo arsyetim është i gabuar edhe i mangët duke dashur gjithmonë të fitojë debatin”. E ndërsa përpiqen të përdorin mekanizmat e ekonomisë së vemendjes “studiesit amotorë” kërkojmë të fitojnë audiencë dhe mbështetje.

“Duke predikuar se kanë të drejtë, duke gjykuar se të tjerët janë të gabuar, dhe dëshira për audiencë , u mbyll mendjen duke mos u lejuar mudnësinë e rivlërsimit të pikëpamjeve të tyre, cilësi bazë e e procesit të mendimit prej eksperti apo shtudiuesi te vertete”

E pra, mendja e ekspertit favorizon përulësinë ndaj krenarisë, dyshimin mbi sigurinë, kuriozitetin mbi mbylljen e mendjes. Kur zhvendosemi nga modaliteti i ekspertit në modalitetet e tjera , cikli i mendimit prishet, duke i lënë vendin ciklit të vetëbesimit të tepërt. Ne luftë me ekspertizën , vetëbesimin e drejton diktori që jeton brenda nesh -Egoja.

Si mund të kurohet vetëbesimi i tepërt? Apo për më shumë si mund të minimizohet ndikimi i produkteve tërheqëse të tij në opinionin publik ?

Per sa kohe nuk u pergjigjemi si shoqeri këtyre dy pyetjeve do të përjetojmë situatën:

“Më lejo të ndërpres ekspertizën tënde me vetëvesimin tim !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: