TIRANE

Një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë”, Albana Perhati nuk flet shpesh për veten e saj në intervista. Por çdo të diel flet në skenën e spektaklit të humorit përmes talentit të saj. Një mori karakteresh në plot 18 vjet janë kthyer në personazhe të së përditshmes sonë, prej vitesh tashmë.

Por këtë herë, nga studio e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Albana ndau me publikun edhe disa detaje nga jeta personale, të parrëfyera ndonjëherë.

Mes të tjerave, aktorja tregoi edhe pengun më të madh që ka në këto 18 vjet që është pjesë e “Portokallisë”.

Për shkak të pamundësisë fizike, i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar në skenë. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë”, i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një peng që s’e kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe s’e kam pasur kurrë, për gjithë këto vite, të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live, është një pamundësi fizike”,- tha Albana pa e fshehur emocionin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: