DURRES-Nënkryetarja e PDIU, Mesila Doda i kthehu një përgjigje deklaratës së liderit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon thirrjes së këtij të fundit që dibranët më mirë ta hidhnin votën e tyre në lumë sesa t’ja jepnin partisë çame.

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Koha për tu zgjuar’, në ‘News24’ Doda iu përgjigj një pyetjeje ngacmuese që erdhi nga një qytetar, i cili e pyeste deputeten nëse kishte apo jo çamë në Dibër. Doda e cilësoi këtë një pyetje dashakeqëse, ndërsa pohoi se këto deklarata bëhen nga frika e rritjes së numrit të përkrahësve në Dibër, Shkodër, apo dhe Lezhë.

“Kjo është e poshtër, e shëmtuar. PDIU është parti që është në Dibër, Shkodër dhe në Lezhe. Rritja e PDIU në Dibër bënë që të hedhin batuta. Por Çamëria nuk është turp, por krenari e gjithë kombit. Të ardhurit nga Çamëria ishin sikur të vinin të huajt. Ore akoma do vazhdojmë kështu? Çështja çame është një çështje që na përket të gjithëve, si Kosova. Nëse nuk e kuptojnë këtë gjë, janë ose të vegjël, ose të poshtër”, tha Mesila Doda.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: