Ernest Muçi u kthye në kombëtare pas një periudhe kohe dhe do të jetë gati për ndeshjen Poloni-Shqipëri, e programuar për këtë të enjte në Varshavë, në kuadër të Play off të Botërorit. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro i ftuar në Sport News në News 24, në bisedën me Trevisa Tufën dha opinionin e tij për sulmuesin.

Duro shprehet se Muçi mund të bëjë diferencën. Sipas tij, më mirë që nuk ka luajtur deri tani, pasi do ishte i ngarkuar dhe do e kishte të vështirë të tregojë nga potenciali i tij.

“Ai po mendon që të shtyjë pjesën e parë. E rëndësishme është që të kesh lojtarë si Muçi dhe t’i aktivizosh në pjesën e dytë. Mund të shënojë edhe Mehmeti, janë lojtarë që bëjnë diferencën. Kemi alternativa, kjo vlen shumë.

Janë disa lojtarë që janë shumë të talentuar. Disa thonin nuk do bëjë gjë Messi me Argjentinën se nuk markon. Pse i ka dhënë besim trajneri i Trabzonspor? Këtu është puna e trajnerit.  Për Muçin kemi folur. Nuk ka mundësi që ai mos grumbullohet në moshën e re në ekipin kombëtar.

Unë kam simpati për Muçin. Nga një anë them më mirë që nuk ka luajtur, pasi do ishte i ngarkuar.

Sa i takon Mehmetit, të luash në Championship dhe mos ftohesh për shumë vite”- tha ai.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb