Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi ka reaguar me kritika të forta ndaj ministres së Brendshme, Albana Koçiu, pas deklaratave të saj mbi përgjegjësinë e Policisë së Shtetit për sigurinë në gjykata, në vijim të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Prençi e cilësoi reagimin e ministres si të papërgjegjshëm dhe të paqartë, duke e akuzuar për mungesë kompetence në detyrën që mban.

“E kanë identifikuar si ministren më debile. Më mirë të mos fliste fare,” u shpreh Prençi, duke e quajtur të papranueshëm që një ministre e Brendshme të shmangë përgjegjësinë e institucionit të saj në një ngjarje të rëndë që ka tronditur vendin.

Deklaratat e Koçiut, e cila sipas raportimeve ka sugjeruar se Policia e Shtetit nuk mban përgjegjësi për sigurinë në sallat e gjyqit, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa Prençi i cilësoi ato si të papërshtatshme dhe të rrezikshme për imazhin e institucioneve të sigurisë.

“Kur ka qenë e vogël ka pasur një histori me SHISH,” shtoi Prençi, duke lënë të kuptohet për një të kaluar problematike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb