Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të enjte në Bordin e Paqes në SHBA.

Deputet i PD Klevis Balliu u shpreh se nuk ishte surprizë sepse u votua në Parlament dhe se nuk ishte siç u “shit” nga mazhoranca.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Balliu kujtoi edhe deklaratat e kreut të Grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili ishte shprehur “ndizni televizorin”, por në takim Rama ishte me 200 vetë, pra jo takim me Trump.

“PS e shiti se do bënte takim me Trump, tha Taulant Balla prisni se do ketë takim Rama me Trump në orën 16:00 dhe takimi ishte me 200. Pra nuk kishte takim. Problemi i shqiptarëve nuk është kush shkon ta takojë, sepse edhe Belind Këlliçi e ka takuar dhe vetëm. Por më pëlqeu shumë që u fol për Kosovën dhe rastin konkret. Sepse vetë kërkesa për dënim që i bëjnë çlirimtarëve të Kosovës është jashtë ligjore. Kjo shumë mirë që u fol. Por tentativa e Ramës për ta shitur se nuk ka problem se vjedh Belinda sepse unë jam këtu. Nuk ka problem që kemi Ergys Agasin dhe kemi krimin në shtëpi sepse unë jam këtu…Dhe unë nuk jam hajdut sepse jam këtu”, tha Balliu.

Gjithashtu gjatë intervistës, Klevis Balliu, vlerësoi faktin që çështja e Kosovës u soll në vëmendje, megjithatë shtoi se duhet treguar shumë kujdes për çështje me rëndësi si rasti i gjyqit në Hagë.

“Politika në tërësi duhet të bëjë kujdes sepse edhe kur do të ndihmosh mund të prishë punë. Sepse aty rrezikon që fitojë grupi që kërkon të deformojë historinë dhe nëse deformohet ajo histori i hap rrugën krimeve të ardhshme…ndaj nuk duhet të lozim me politike për interesa të brendshme, meqënëse jam kapur duke vjedhur hajde të bëj patriotin dhe të shemb gjithë historinë e vendit. Un them që është shumë mirë që Shqipëria është pjesë e Bordit të Paqes. Kam dëgjuar edhe diskutimin që të paguhet 1 mld euro për të qenë pjesë unë them le të paguhet. Këtu nuk po flitet për një 1 mld euro që vjedh Balluku dhe paskan problem që të shkojnë 1 mld euro për të qenë pjesë e një bordi për paqen”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb