Teksa aksioni i autoriteteve për lirimin e hapësirave publike vijon, në zonën e Thethit banorët kanë vijuar të shprehin revoltën e tyre.
Një prej banorëve të zonës, i përlotur ka rrëfyer duke qëndruar para gomave të një prej fadromave se shtëpitë që ka ndërtuar nuk përmbajnë beton, por janë vetëm prej druri.
“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vendosin dorë. Më mirë të vdes. Le të vijnë t’i shohin, janë prej druri dhe duan t’i prishin, jam futur në kredi. U bëj thirrje kryeministrit, Edi Ramës, Benet Becit. Ju lutem. Unë jam i vdekur. Jam në borxh për të ndërtuar 5 shtëpi druri, ku të mbytem unë? Më mirë të vdes dhe unë”, u shpreh ai.
