Gjatë natës së mbrëmshme anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR.

3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke. Mësohet se emigrantët fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë.

“Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.
Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla. #WeAreNato”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb