Aktivistja Arvina Lleshi ka treguar se pas ngjarjes me Iris Luarasin, ku protestoi kundër saj, është marrë forcërisht nga policia.

Lleshi theksoi se është marrë me forcë nga uniformat blu kur po shkonte në shtëpi me taksi për të dhënë dëshmi. Ajo deklaroi se kjo nuk është polici normale, por e krimit.

Arvina Lleshi nënvizoi se vetë deputetja Iris Luarasi i ka thënë se nuk ka bërë denoncim e donte të dinte se kush e ka bërë kallëzimin.

Arvina Lleshi: Më kanë marrë me forcë nga taksia duke ikur në shtëpi. Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim se vetë Iris Luarasi ka deklaruar se nuk ka bërë ajo denoncim. Më morëm me forcë nga taksia dhe më mbajtën në komisariat pa arsyet.

Avokati im do të merret me të gjitha procedurat. Kjo është polici e krimit.

Protestuesja Arvina Lleshi me guxim protestoi kundër deputetes Iris Luarasi, duke i thënë asaj se ishte një hajdute.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: