TIRANË

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj e ka ngritur dhe në parlament çështjen e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Ai deklaroi sot se ka një përpjekje për ta asgjësuar me kërkesë të kreut të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Gjekmarkaj i bëri thirrje, kryeministrit, ministres së Arsimit dhe deputetëve të mbrojnë autonominë e Qendrës së Studimeve Albanologjike.

“Pos kësaj në tentativë është një përpjekje për të asgjësuar Qendrën Albanologjike shqiptare me kërkesë të Skënder Gjinushit i cili i ka dërguar shkresë zotit Agaçi që të përgatisë një projektvendim.
Arsyeja me gjasë është se i keni dhënë goxha lek si ylyfe për historinë, Enciklopedinë, Fjalorin dhe s’ka më se i bën ndaj i duhen institutet dhe punëtorët shkencor në varësi!
Zoti Kryeministër i munguar,
Zotërinj të qeverisë edhe pse prezent gjithmonë të munguar!
Është dukuri shtetshkatërruese sa herë ndërron pushteti në këtë vend bëhen eksperimente kriminale në kurriz të dijes, albanologjisë dhe kulturës kombëtare ndaj ju bej thirrje ju, Ministres Evis Kushi dhe deputetëve në këtë salle
1. Të mbrohet autonomia e QSA njëlloj sikurse të gjitha institucioneve që operojnë brenda Ligjit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor;
2. Të ndërpriten presionet e dirigjuara nga drejtuesi politik i administratës së Akademisë së Shkencave, për uzurpimin me ndihmën e njerëzve në linjë të dytë pranë qeverisë dhe KM.
3. Të respektohen vendimet e Senatit dhe Këshillit të Profesorëve për mbrojtjen e autonomisë së akademisë albanologjike;
4. TE RISHKRUHET VKM e vitit 2008 në konditat e ndryshuara të ligjit të ri të vitit 2015, duke ia rinjohur statusin special institucionit, si qendër e avancuar e kërkimit shkencor ndëruniversitar.
Nëse dëshironi të bëni vërtet një gjest purifikues kërkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunet e sigurimit të shtetit inicialet e të cilëve i botoi dje një gazetë pranë qeverise! E kuptoj nostalgjinë e Enveristëve dhe Ramizistëve për të marr çfarë u la Enveri ndaj për ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqipëria në 30 vjet liri se prodhoi dot!!! Me moton Akademia buzëqesh, Gjinushi serbes!”, deklaroi Gjekmarkaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb