Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur një kartolinë të veçantë për të uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Manastirliu ka publikuar një video ku shihen fëmijët e parë që kanë lindur në prag të Krishtlindjes.
“Me mrekullinë e lindjes së jetës në dy maternitetet e Tiranës, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Manastirliu në FB.
