TIRANE

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë bashkë prej 6 vitesh, një rrugëtim i ndërtuar mbi nota muzikore që jehojnë një melodi dashurie. Çifti i njohur është shumë i dashur për të gjithë dhe duket se nuk “do të gjejmë” paqe derisa të shohim kurorëzimin e tyre.

Një përgjigje Marsela na e dha në programin “Rudina” në Tv Klan. Dasma e shumëpritur, që është shtyrë disa herë, mund të realizohet shumë shpejt.

Rudina Magjistari: Kur do e kemi festën e dasmës?

Marsela Çibukaj: Apapa, kjo dasma!

Rudina Magjistari: Po e planifikoni apo jo?

Marsela Çibukaj: Po e planifikojmë Rudina, por gjithmonë do të ndodhë ndonjë diçka që pastaj spostohet. Ju e dini tashmë që, në qoftë se do të ndodhë, është e para Rudina që do ta marrë vesh dhe, me siguri, publiku që ndjek Rudinën.

Rudina Magjistari: Ne i gëzohemi kësaj deklarate pa diskutim, por kur do të vijë momenti?

Marsela Çibukaj: Na kanë rrëmbyer shumë këto angazhimet e punës. Në fakt, ndoshta mund të jetë surprizë brenda pak kohe, të shohim tani, sepse edhe unë jam së shpejti, bëhem shtetase italiane, më në fund, kështu që mund të ishte një arsye më shumë për të celebruar. Të gjithë po presin, edhe ne po presim.

Rudina Magjistari: Do të jetë në verë apo jo?

Marsela Çibukaj: Shpresojmë, nuk e di. Është shumë herët në verë, sepse duhet të kombinojmë edhe mundësitë e prindërve, familjet të dy i kemi larg, që të jenë të pranishëm, sepse pa ata nuk do të kishte festë.

Rudina Magjistari: Prapë afër, në vjeshtë e kështu, por duket se brenda këtij viti janë planet.

Marsela Çibukaj: Mendoj se po.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb