Bora Zemani ishte sot e ftuar në “S’e luan Topi”, ku foli për filmin, propozimin që mori për martesë, por u kthye edhe pas në kohë për të kujtuar takimin e parë me Donaldin dhe mesazhin e parë që ai i ka shkruar. Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri-tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkonin njëri-tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur. Kur pashë Donaldin, po shpresoja që nuk ishte ai i lidhuri. Dhe kur e mora vesh, u çlirova.

Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte e qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri-tjetrin me sy.

Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te Story-t nga Instagrami im dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Unë i them do dalë emri im. Ai më çon screenshot që i kisha parë Story-n, tha: ‘Më në fund të gjeta’. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi!

Më tej, Bora rrëfeu se nisën të komunikonin me mesazhe dhe humori ka qenë gjëja e parë që i ka lidhur shumë me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: