Fituesi i Big Brother Albania Vip2, Luiz Ejlli ka ndarë ditën e sotme një video në Instagramin e tij zyrtar. Ai i kërkon fansave falje që nuk i ka falënderuar më herët, por i bën me dije se ka pasur nevojë të pushojë.

Luizi shprehet se është falënderues për mbështetjen e të gjithëve, ndërsa pranon se eksperienca dhe mbështetja e marrë nga fansat i ka ndryshuar jetën.

“Si ju kam o çapaçula. Mu deshën 2 dit të merrja veten para se të bëja këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar më parë, shpresoj që me këtë video të justifikoj veten sepse nuk e di se ç’keni parë nga unë që më keni vlerësuar kaq shumë. ju jam mirënjohës gjithë jetën. më keni ndryshuar jetën.

Uroj t’jua shpërblej me ato që do bëj me karrierën e ëndrrën time, muzikën.
Faleminderit me gjitha shpirt. Jeni të jashtëzakonshëm”, thotë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: