Deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar gjatë fjalës në Kuvend se Belinda Balluku është një nga hajdutet më të mëdha që njeh historia shqiptare, ndërkohë që ka evidentuar se një qeveri normale do të bënte gjithçka që ajo të largohej nga pushteti, ndërsa mazhoranca aktuale po bën të kundërtën, po e mbron.
Kjo sipas tij vjen pasi i përfshirë në afera është edhe kryeministri Edi Rama.
Balliu renditi aferat e Ballukut, ndërkohë që e ka quajtur aksin Qukës-Qafë Plloçë si një imoralitet i niveleve të larta, ku për të mbushur xhepat, dyshja Rama-Balluku nuk llogariti as jetën e qytetarëve që rrezikohej.
“Në një senacë normale do të duhet të ishim duke diskutuar për Rendin e Ditës, por ku po bëhet tashmë gjithçka për të mbrojtur hajduten më të madhe të historisë, që me një të rënë të lapsit merr 50 mln euto te tuneli i Llogarasë, 260 mln euro Qukës Qafë-Plloçë, 70 mln euro rruga Korçë-Ersekë, 16 në Unazën e Madhe dhe miliona të tjera pa Tigrat 1&2, luenër e çackej. Një qeveri normale do të bënte gjithçka të largohnte hajduten në pushtet.
Kësaj ane nuk duan t’ia dinë për Bleindën. Ajo nuk i bëntë gjitha këto vetëm, nuk i njihte turqitm, ia prezantoi Rama. Ndaj ishte ai që kryesonte takimin si në asnjë rast tjetër. Nëse Belinda meriton 1 ditë burg, Rama meriton 1 vit. Besoj që në PS ka nga ata që janë kundër kësaj që po ndodh, por nuk mudn të heshtim sepse bëhesh pjesë e vjedhjes.
Qukës-Qafë Plloçë, imoralitet i niveleve të larta.
Kur raporti i KLSH tregonte me skarpatat rrezikohet jeta e qytetarëëve qeveria nuk mori asnjë masë. Është një tragjedi e paralajmëruar, tregon shirtin e zi të kësaj qeverie. Aty kalojnë të majtë, të djathtë e pa parti”, tha ai nga foltorja e Kuvendit.
