Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një apel të fundit për qytetarët që të dalin dhe të votojnë para mbylljes së qendrave të votimit.

Në një postim në Facebook, ai e ka quajtur ditën e sotme “Dita D e demokracisë” dhe u ka kërkuar qytetarëve të nxisin familjarët dhe miqtë e tyre që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit sa më parë.

“Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme,” ka theksuar Kurti në mesazhin e tij.

Kryeministri i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe ka nënvizuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb