Mirlind Daku ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është prezantuar si lojtari më i ri i Spartak Moskës, klub që investoi 11 milionë euro për transferimin e tij nga Rubin Kazan.

Daku ka firmosur një kontratë trevjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 19. Në mesazhin e tij të parë si futbollist i Spartakut, ai premtoi gola për tifozët e skuadrës së re. : “Më pëlqen të shënoj gola. Tani do ta bëj për Spartakun.”, ishin fjalët e para të sulmuesit kuqezi, pas prezantimit me fanellën e skuadrës së tij të re.

Pas katër sezonesh dhe 37 golash me Rubin Kazan, 27-vjeçari hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, ndërsa te Spartak Moskë synon të konfirmohet si një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit rus.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb