Gra e fëmijë kanë enë shënjestër e torturave të ushtarëve rusë, ku jo pak raste ka pasur edhe ekzekutime.
Disa, besohet se janë përdhunuar nga pushtuesit, e një histori të këtij lloji na e tregon Elena, një banore e Kherson.
Ajo ka thënë se dy ushtarë rusë e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë përdhunuar.
“Isha në një dyqan ushqimesh dhe po rrija në radhë kur pas meje hynë disa rusë dhe filluan të flasin me vendasit. Për çfarë saktësisht biseduan nuk e di. E vetmja gjë që dëgjova është se një nga vendasit drejton gishtin drejt meje dhe thotë “ajo atje është banderovka” një term nënçmues për ukrainasit që i akuzojnë për fashizëm. Dola shpejt nga dyqani për në shtëpi, por nuk pata kohë të merrja telefonin, ata hynë dhunshëm në shtëpi dhe më pas më shtynë në shtrat dhe më zhveshën”, u shpreh Elena.
Fatmirësisht Elena thotë se në fillim të luftës i largoi fëmijët e saj nga shtëpia e tyre dhe ata nuk ishin dëshmitarë të skenës shokuese.
“Ishte e tmerrshme, mendova se nuk kam më pse të jetoj. Por lufta do të mbarojë një ditë , ne do të hakmerremi. Dhe unë do ti tregoj të gjithë vendasit që më tallën”, shtoi më tej ajo.
