PSG i falet sërish Kylian Mbappe, ylli francez ishte përcaktues në sfidën e fundit, atë kundër Angers ku me “dopietën” e tij i dha sheikëve tre pikë me peshë duke përforcuar pozitat në krye. Pas javës së 32-të, PSG e sheh veten plus 9-të pikë në raport me vendin e dytë. Ligue 1 është i vetmi objektiv i mbetur në valle për PSG, por gjithsesi jo mjaftueshëm sa për të konfirmuar Galtier në krye të ekipit edhe për sezonin e ri.

Zidane
Zidane

Sipas L’Equipe: Galtier është gjithnjë e më larg Parisit pasi drejtuesit e klubit prej kohësh po punojnë për të gjetur një trajneri të ri. Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, kandidati favorit mbetet Zinedine Zidane. Kjo nuk është hera e parë që sheiku Al Khelaifi i ofron stolin ish trajnerit të Real Madrid, por këtë herë diskutimi është më ndryshe pasi tekniku francez mund të pranojë ofertën për të marrë drejtimin e PSG. Zidane do të ketë “çek të bardhë” për të investuar në tregun e transferimeve pasi në Paris po përgatiten për një revolucion në fund të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: