Zyrtarët francezë kanë nisur një hetim ndaj ish-presidentit Valéry Giscard d’Estaing, për dyshimin e ngacmimit të një gazetareje.

Gazetarja gjermane Ann-Kathrin Stracke thotë se ish-udhëheqësi preku të ndenjurat e saj në mënyrë të përsëritur gjatë një interviste në vitin 2018.

Stracke tha se lëvizja globale “MeToo”, e frymëzoi atë që të dalë hapur. 94-vjeçari e ka mohuar akuzën.

“New York Times” shkruan se avokati i z. Giscard d’Estaing tha se ai nuk e mbante mend incidentin, nuk ishte i vetëdijshëm për ndonjë ankesë dhe se ai po konsideronte veprime juridike pas “sulmit veçanërisht të papërcaktuar dhe fyes të mediave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: