Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Klosit, pasi ka dhënë deklarim të rremë para autoriteteve në lidhej me shkakun e një aksidenti në hyrje të tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit.

55-vjeçari deklaroi se furgoni të cilin ai drejtonte u aksidentua pasi një makinë i preu rrugën, ndërsa nga pamjet e shpërndara nga policia kjo deklaratë hidhet poshtë dhe vërtetohet se ai thjeshtë ka humbur drejtimin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën

Dibër

Dha deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb