TIRANË
Protestuesit i janë përgjigjur sot dhe kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdimisht i ka cilësuar si politike protestat kundër rritjes së çmimeve dhe jo nga shumica e popullit, duke i etiketuar shpesh për X5-a, iPhone dhe orë Rolex protestuesit që kërkojnë naftë më të lirë, ushqime më të lira.
Një prej protestuesve, Alban Rexha e ka thyer në mënyrë demonstrative orën e tij fake Rolex, duke iu kërkuar deputetëve nëse mund t’i thyejnë dhe ata orët e tyre për ta.
