Nëna e 22-vjeçares nga Kenia, Joy, e cila humbi jetën në spital pas dhunimit barbar që iu bë disa muaj më parë në Tiranë, ka rrëfyer komunikimin e fundit me të bijën.

Ajo tha se ditët e fundit ajo lëvizje kokën, dhe se kur e pyeste e shikonte në sy. Nëna e të resë tregon se e pyeti nëse donte që të takonte të motrën, dhe Joy kishte konfirmuar me kokë.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, me gazetaren Ola Bruko, ajo tha se ndihej mirë kur mësoi se ditën e sotme do të mbahen një protestë në Tiranë, për të kërkuar që drejtësia të shkojë në vend, dhe të zbardhet autori apo autorët që e dhunuan.

“Mendoj se është ide e mirë dhe doja të falënderoj shqiptarët që kanë organizuar këtë protestë. Faleminderit që tregoni humanitet, është një fund vërtet i trishtueshëm. Uroj dhe lutem që protesta vërtetë të organizohet sot në Tiranë.

E di që ka një fuqi të Zotit dhe ka fuqi në zërin e njerëzve. Ka dhe pushtet të policisë. Jam e sigurt që zëri i njerëzve do të jetë më i fortë. Me këtë e di që policia do të ndihet fajtore.

Policia e di të vërtetën por nuk do të vazhdojë me hetimin. Ata e mbajnë informacionin për vete. Me çfarë i ndihmon kjo gjë? Vetëm drejtësia ndihmon për Joy-in. Policia e Shqipërisë, gjyqësori. Ju mund të transferoni policë por e vërtet do të dalë në shesh.

Kam shkuar te policia, gjyqësori dhe informacioni që kisha nevojë të dija prej tyre, ata nuk e ndanë me mua. Nëse ata duan, mund të japin drejtësi.

Fatkeqësisht ajo nuk foli. Përpara se të vdiste, filloi të reagonte. Ditën e fundit më 12 shkurt, e vizitova atë. Kishte probleme me frymëmarrjen, nuk ishte rehat dhe lëvizte kokën. Më parë flisja me të. E pyeta atë ‘Yoi- vajza ime, si ndihesh? Më shiko në sy’, por nuk më pa në fytyrë. I thashë se e dua dhe i thashë se uroj që ta shihja sërish ditën tjetër. E pyeta nëse donte të shihte motrën e saj dhe tha po. Ky ishte komunikimi i fundit”, tregoi nëna e 22-vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb