Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur të modeles gjermane, Kasia Lenardt, ka pikëlluar mjaft persona.

Ajo ishte nëna e një djali 6-vjeçar dhe ish e dashura e mbrojtësit të Byern Munich, Jeorme Boateng, me të cilin u nda një javë para se t’i jepte fund jetës. Kasia u gjet e vdekur në apartamentin e saj, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj.

Vetëm një javë më parë, Boateng, kishte konfirmuar ndarjen nga Lenhardt, teksa në një deklaratë për “Bild”, ka pretenduar se modelja i ka shkatërruar familjen.

“Kasia u bë e dashura ime pasi ma shkatërroi marrëdhënien me ish-të dashurën Rebekën dhe familjen time, po ashtu edhe më shantazhoi. Por unë vendosa të qëndroj me Kasian dhe u mundova ta bëja që lidhja të funksionojë”, ishte shprehur Boateng.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb