Një burrë që kreu 20 vjet burg për një dënim të gabuar, pavarësisht se kishte 13 dëshmitarë alibi, iu dha 5 milionë dollarë nga një juri në një gjykatë federale në Nju Jork të enjten.

Richard Rosario, u dënua në 1998 për vrasjen fatale të George Collazo në 1996 në Bronx. Megjithatë Rosario pretendoi se ai ishte në Florida në atë kohë dhe kishte 13 dëshmitarë alibi për mbrojtjen e tij.

Tashmë është vërtetuar se ai është dënuar gabimisht, dhe se nuk ka qenë ai personi që ka kryer vrasjen.

Në kohën e gjykimit Rosario u “identifikua” si vrasësi nga dy persona, por një dëshmitar i tretë tha se edhe pse ai mund të kishte qenë në gjendje të identifikonte të dyshuarin, nuk ishte Rosario.

Në vitin 2017, Rosario ngriti një padi civile për dënim të gabuar dhe burgim kundër qytetit të Nju Jorkut dhe detektivëve të përfshirë në këtë rast.

“Asnjë shumë parash nuk mund të më kthejë të gjitha ato vite të çmuara. Ata shkatërruan jetën time,” i tha Rosario Dan Slepian, hetimi i të cilit që kur mësoi për këtë çështje në 2013 çoi në lirimin e dënimit.

“Ajo që më goditi në historinë e tij ishte se ishte kaq e lehtë për t’u kuptuar,” tha Slepian në episodin e fundit të një podkasti Dateline në vitin 2019. Podkasti eksploroi udhëtimin e Rosarios në 10 episode.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb