Banorët e fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës vijojnë të kundërshtojnë marrjen e ujit në malin mbi këto fshatra. Dhjetëra banorë kanë protestuar sërish këtë të enjte për të treguar vendosmëri në kauzën e tyre.

Ata akuzojnë Bashkinë dhe firmën fituese për ndërtimin e një ujësjellësi për fshatin Maqellarë se po ushtrojnë presione mbi ta, ndërsa shprehen se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për këtë projekt.

Vetë banorët shprehen se do ta mbrojnë me çdo lloj mënyre ujin e fshatit pasi e gjithë jeta e tyre është e lidhur me të. Sipas banorëve po tentohet që mjetet e firmës të punojnë gjatë natës por fshati ka vendosur të bëjë roje.

Kryetari i fshatit Kërçisht i Sipërm Gëzim Lita thotë se po kërcënohet dhe se i është kërkuar që të dorëzojë vulën. Banorët kanë firmosur edhe një peticion ku bëjnë thirrje për anulimin e projektit.

“Fshati Kërçisht i Sipërm është pjesë e 100 fshatrave turistik dhe presin investime që e zhvillojnë zonën e jo investime që e shkatërrojnë” – thonë banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb