Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula kërkon të riformatojë inspektoriatet e Shqipërisë, duke luftuar pikë së pari korrupsionin brenda tyre.

Zyrtari i lartë thekson faktin se do të luftojë perceptimin se inspektoriati i mbrojtjes së territorit të jetë i matrapazëve. Sipas tij, IKMT duhet të jetë një institucion që respekton vetëm ligjin.

Sula deklaron se nuk është korrekte që shumica e trupës së IKMT-së të jenë juristë dhe përqindja më e vogël inxhinierë.

Kryeinspektori Dashnor Sula lajmëron se shumë shpejt do të hapet një portal ku, përveç monitorimit të trupës së IKMT-së, edhe qytetarët të raportojnë paligjshmëritë, të cilat do të verifikohen nga strukturat përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb