Edi Rama ka prezantuar komisionet parlamentare që do të krijohen me mandatin e ri.

Ai u shpreh se duhet një numër më i lartë komisionesh dhe një numër më i vogël anëtarësh.

“Sugjerohet që për të nxitur me shumë përgjegjshmëri, për të garantuar më shumë njohje të lëndës në secilën nga fushat prioritete për negociatat, Kuvendit i duhen më shumë komisionet të përhershme dhe më pak anëtare në përbërjen e tyre, duke ulur në minimum numrin e deputeteve që lëvizin si ambulantë sa në një te tjetri. Grupi i punë sugjeron një riorganizim të komisioneve si më poshtë:

Komision për punësimin dhe financat (Përveç politikat buxhetore vjen si risi punësimi, qëllimi sjellja në fokus të politikave të punësimit, dialogut social, shëndetit dhe sigurisë në punë si përbërje e organizmit të ekonomisë, referuar kapitujve 2 dhe 19 të negociatave të BE. Sugjerohet të drejtohet nga mazhoranca).

Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike (përgjegjësi e shtuar për të mbajtur barrën e shqyrtimit të një mali ligjesh për modernizimin e sistemit ligjor dhe siguruar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë.

Kuvendi do të kujdeset edhe për hedhjen e hapave për reformën e administratës publike, puna për të cilin vijon.Sugjerohet të drejtohet nga mazhoranca )”, tha ai.

Kryeministri ka propozuar mes të tjerash edhe krijimin e:

Komisionit për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin

Komisionit për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë

Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik

Ai sugjeroi që drejtimi i këtyre komisioneve t’i besohet opozitës.

“Këto komisione do të fokusohen në përmirësimin e këtyre aspekteve thelbësore për zhvillimin e vendit, por edhe në funksion të objektivit tonë strategjik për integrimin në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane,” u shpreh Rama.

LISTA:

Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Bujqësinë Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb