Çifti i famshëm, regjisori amerikan Tim Burton dhe aktorja italiane Monica Bellucci, njoftuan ndarjen e tyre përmes një deklarate të dërguar agjencisë AFP. Në një njoftim të përbashkët, ata shprehën se, me shumë respekt dhe dashuri të ndërsjellë, kanë vendosur të ndahen.
Burton, i njohur për filma të tilla si “Edward Scissorhands” dhe “Sleepy Hollow”, dhe Bellucci, e famshme për rolet në “Mission Cleopatra” dhe “Irreversible”, u takuan për herë të parë në festivalin “Lumiere” në Lyon, tetor 2022, kur Monica i dorëzoi Tim Burton çmimin “Lumiere” për Arritje të Paharrueshme.
Pas këtij takimi, ata filluan një marrëdhënie që kulmoi me një bashkëpunim në filmin “Beetlejuice”, një vazhdim i komedisë makabre të vitit 1988, i shfaqur në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2024.
Në këtë film, Bellucci luan Delores, një krijesë e ligë, e ngjashme me Frankenstein-in, e cila kërkon hakmarrje ndaj ish-burrit të saj, Beetlejuice (të luajtur nga Michael Keaton).
Pavarësisht ndarjes, “Beetlejuice” ishte një sukses i madh në arkëtimet e Amerikës së Veriut, duke arritur të fitonte afërsisht 300 milion dollarë.
