Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan njoftoi se ka ndëshkuar 417 njerëz me ligjin (islamik) të sheriatit gjatë periudhës së fundit 12-mujore, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Afghan Witness, një organizatë e cila vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan.
Afghan Witness i mblodhi këto të dhëna duke i shqyrtuar njoftimet e ndëshkimeve me sheriat që ishin postuar në uebsajtin e Gjykatës Supreme e cila udhëhiqet nga talibanët.
Njoftimet janë bërë publike qëkur lideri suprem taliban, Mulla Hebatullah Akhundzada, njoftoi se ndëshkimet me sheriat u kthyen në fuqi në nëntor 2022.
