Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sulmin ndaj News24 dhe fikjen e sinjalit të TV-së, duke e cilësuar si një akt të turpshëm që shkel lirinë e medias.

Hoxha theksoi se News24 u rikthye në transmetim e mbetet një medium i besueshëm dhe i dashur për shqiptarët, duke u ngritur nga një logo e vogël deri në një brand të njohur dhe të respektuar.

Ai shprehu keqardhje për situatën aktuale dhe kritikoi heshtjen e mediave të tjera për këtë çështje. Sipas tij, veprimi i qeverisë për të sulmuar mediat është një veprim anti-integrim dhe një karagjozllëk, pasi News24 ka luajtur një rol të rëndësishëm në dokumentimin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend.

Gazetari Artan Hoxha: Më bëhet qejfi që iu gjej sërish në transmetim. Unë kam punuar që nga viti 1998, kur ishte GSH dhe mediat e tjera u hapën pak e nga pak. Kam qenë tek News24 që prej themelimit të saj. Ndjej keqardhje për atë që ka ndodhur. News24 është brand i një sakrifice të madhe gazetarësh. Ishte një logo e madhe. Gazeta Shqiptare ka qenë tek Farmacia 10, më pas erdhëm në një lokal që ishte bodrum, më pas Neës shkoi tek një garzoniere dhe u dha më pas miratimi që News24 të jetë në Shkozë dhe tashmë jemi këtu. Ishte media që kishte shumë informacion dhe të saktë, kushdo që do lajme, e çon te News24.

News24 është shkolla reale e reporterëve në Shqipëri. Është TV shumë i dashur për shqiptarët. Unë kam punuar me drejtuesit e Neës, që kur ishin studente e sot iu janë bërë fëmijët për universitet. News24 u bë e besueshme tek qytetarët me mund e sakrificë. Unë e kam nisur “Xhunglën” për dosjen “Tropoja” pasi kisha punuar 10 vite. Ajo që ndodhi me News24 m’u duk më shumë se skandaloze. T’i fikësh sinjalin e News24 është e rëndë. Nuk kishte arsye pse mos lihej stafi të hynte në redaksi. Rama thotë që do integrohemi në BE dhe bën një veprim antiintegrim, si sulmi ndaj medias. Ky është veprim karagjozi, sepse aty nuk kishte ndonjë rezistencë. Nuk e kam menduar ndonjëherë që News do ndodhej në këtë situatë dhe gjëja më e trishtë është heshtja e mediave të tjera. Qeveria ka menduar se mund ta mbyllë shpejt këtë punë, por shkelja e lirive ishte e hapur dhe prandaj shumë institucione reaguan. Më 21 janar, News24 ka shpëtuar Ramën nga burgu, sepse dokumentoi saktë ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: