Pavarësisht aftësive dhe përvojave të punës që keni pasur në një fushë të caktuar, kur viheni në kërkim të një pune të re duhet të keni parasysh që të bëni përshtypje të mirë gjatë një interviste pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për tu përgatitur duhet përkushtim, dhe mbi të gjitha nuk duhet të kesh frikë nga pyetje që të drejtohet.

Po si ka ndryshuar raporti ndër vite në Shqipëri midis punëmarrësit dhe punëdhënësit?
I ftuar në programin Vila24 eksperti i karrierës dhe pedagogu Erion Muça tregoi se kompanitë bëjnë vlerësimin duke u nisur nga arsye subjektive duke larguar profesionistët e vërtetë.

“Kompanitë e teprojnë me kriteret e vendosura për të rekrutuar staf. Nëse dikujt i duhen dy kritere për të kryer punën e përditshme, kompanitë kërkojnë tre kritere. Në rastet kur intervistat i realizojnë sipërmarrësit vlerësimi bëhet duke u nisur nga arsye subjektive, le të marrim një shembull: nëse kandidati është i qetë, konçiz nuk punësohet pasi sipërmarrësi mendon se ai nuk është i shkathët të përballoj sfidat, ndërkohë nuk ka vlerësuar aftësitë e tij profesionale”- tha Muça.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: