Prej rreth një ore në Bruksel është mbledhur grupi i punës i njohur si COELA, ku po diskutohet për raportin IBAR, për Shqipërinë. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergus Gjençaj raportoi se në Bruksel flitet për një përparim sa i përket pikave të rëndësishme që përbëjnë këtë raport.

“Flitet dhe për një optimizëm të kujdesshëm për finalizimin e IBAR-it në mbledhjen e sotme. Presim të shohim në fund të këtij takimi nëse do të kemi vërtet miratimin e IBAR për Shqipërinë apo jo.”, tha gazetari.

Teksa të gjitha opsionet janë në tavolinë, nëse ndodh që raporti të miratohet, dosja e Shqipërisë, do t’i kalojë një grupi tjetër më politik, që përbëhet nga ambasadorë të vendeve të BE. “Thelbësore është miratimi i IBAR në grupin teknik, që diskuton në detaje piketat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me negociatat për anëtarësim. Më pas do të vendoset një datë se kur do të mblidhet Konferenca ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë, për të nisur atë fazë të rëndësishme që ka të bëjë me mbylljen e kapitjeve mes Shqipërinë dhe BE.”, përfundoi gazetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: