LONDËR- Detektivët kanë publikuar një imazh të një burri që u rrëzua në një rrugë në perëndim të Londrës dhe vdiq 10 ditë më vonë në spital, me shpresën se familja e tij do ta identifikojë.

Mjekët e ndihmës e gjetën burrin, që besohet të jetë shqiptar, në Sixth Avenue, Queen’s Park, në orën 02:40 më 6 tetor. Ai u dërgua në spital, ku vdiq 10 ditë më vonë. Policia ka nxjerrë edhe një imazh të një tatuazhi në krahun e tij të majtë.

Policia shtoi se vdekja e burrit nuk po trajtohej si e dyshimtë. Det Sgt Julia Morrou shpjegoi se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin burrin duke ecur përgjatë rrugës, kur u rrëzua. Efektivët shtuan: “Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë të dyshuarin, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai. Ne po punojmë me mjekun ligjor për të identifikuar të afërmit e tij të afërt dhe po nxjerrim një imazh të një tatuazhi që burri kishte në bicepin e tij të brendshëm të majtë, me shpresën se dikush mund ta njohë atë dhe ta kërkojë”, thanë efektivët.

Angli2
Angli2

Policia tha se burri kishte veshur vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale. Në pamje, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën policia besonte se ishte shqip. Ai përshkruhet si i bardhë, i moshës 40-vjeçare, me trup të hollë.(BBCBalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: