Partizani dhe Egnatia ndeshen të dielën në sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni në Kategorinë Superiore, finalen e madhe. Të kuqtë dhe rrogozhinasit janë dy skuadrat e paraqitura më mirë dhe që kanë arritur të kenë një ritëm krejt të ndryshëm me skuadrat ndjekëse.

Që kjo të ndodhë duhet punë dhe vazhdimësi, por edhe cilësi e talent. Te të dyja këto nuk mungojnë, pasi kanë arritur të bëjnë bashkë ndër lojtarët më të mirë në qarkullim në tregun tonë. “Panorama Sport” ka ndërtuar një formacion miks me lojtarët më të shtrenjtë të Partizanit dhe Egnatias. Rezultati është mjaft mbresëlënës, pasi të dyja skuadrat kanë në përbërje pjesën më të madhe të lojtarëve cilësorë të këtij kampionati.

11 më të shtrenjtit e këtyre dy ekipeve në një skemë 4-3-3 kushtojnë plot 4.25 milionë euro, shifër e rëndësishme për nivelet tona. Këtë 11-she e dominon Partizani me plot shtatë lojtarë dhe me më të shtrenjtin, Arinaldo Rrapaj. Nëse këta lojtarë do të bashkoheshin së bashku në një ekip, me siguri do të dhuronin spektakël.

Hhhhhhhhh
Hhhhhhhhh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb