Kryeministri Edi Rama ka komentuar mesazhet që SPAK ka në dosjen e tij ku jepen komunikimet mes Ballukut dhe Evis Berberit për biznesmenin Ramë Gecin. Ai pranoi hapur se ka ndërhyrë dhe ka takuar dhe pritur biznesmenin dhe të tjerë. Madje ai tha se ka zhvilluar dhe takime me kompaninë turke për tunelin e Llogarasë.
Ai tha se dera e tij është e hapur për sipërmarrësit.
“Ramë Geci është një njeri i nderuar dhe i respektuar. Një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë, ushqejnë familje të tëra. Që unë t’i them ministrave, tako këtë apo atë. Nuk e di! E bëj për Ramë Gecin dhe gjithë shokët e tij, sa herë që është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat që ta dini ju, i gjejmë sipërmarrësit nga pas dhe flasin me ta; i mbështesin. Që unë të kem thënë; tako Ramë Gecin, kjo s’ka çudi. Jam interesuar gjithmonë kur ka dashur. I kam takuar dhe përfaqësues të Kompanisë turke, ejani investoni në Shqipëri. Po pastaj komentet; fitoi tenderin pas 3 muajsh, janë si ato të Zhvejkut!
