Në rrjetën e të dënuarit nga gjykata për mashtrim, shtetasit Lavdrim Muço kanë renë edhe persona të tjerë.
Në vitin 2014, Lavdimir Muço është dënuar me 2 vjet burg për “mashtrim”. Ai hiqej si punonjës i Ministrisë së Drejtësisë dhe mashtronte qytetarë dhe tregtarë të ndryshëm. Lidhur me këtë çështje, denoncimi i parë është bërë më datën 8.5.2014 në Komisariatin e Policisë nr. 2, Tiranë, ku është paraqitur shtetasi P. P.
Ky i fundit, siç shkruan Panorama, është tregtar rrobash dhe ka kallëzuar Muçon se i ka marrë tre kostume me vlerë 400 mijë lekë të vjetra si punonjës ministrie dhe se pagesën do ia kryente më vonë me transfertë bankare. Po kështu, edhe një tregtar tjetër e ka kallëzuar në atë kohë, se i kishte marrë tre këpucë burrash pa ia paguar paratë.
Edhe tregtarit I.K., Muço i kishte thënë se ishte zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe se do ia paguante paratë me transfertë bankare. Ai, gjithashtu, kishte marrë edhe një apartament me qira, por që këtë të fundit nuk e ka paguar. Muço kishte bërë edhe disa njoftime nëpër media, se kërkonte një shofer dhe një truproje.
Ai pati mashtruar edhe dy shtetas të tjerë, që i kishte “punësuar” për detyrat e sipërpërmendura. Truproja dhe shoferi kanë qenë me Muçon kur janë bërë “blerjet” nëpër dyqane dhe kanë kallëzuar “ish-shefin” e tyre, pasi ky i fundit nuk ua dha pagat.
(BalkanWeb)
